Kombëtarja A e femrave udhëtoi për Maqedoni
Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 29 August 2018
Në kuadër të ngritjes së ekipit Kombëtar A të femrave, sot pas dy stërvitjeve në Prishtinë, Kombëtarja është nisur për Maqedoni, ku do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me kombëtaren e Maqedonisë, shkruan GazetaFokus.
Ndeshjet do të zhvillohen më 30 shtator dhe më 2 tetor në Shkup. Ndërkaq, para nisjes përzgjedhësja Afërditë Fazlija u shpreh: ”Ne në plan-programin tonë kemi pasur 4 grumbullime duke shfrytëzuar data e lira të FIFA-s. Terminin e qershorit e kemi pezulluar për shkak të vdekjes së presidentit Vokrri. Terminet tjera do t’i shfrytëzojmë dhe realizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme deri në parakualifikimet e ardhshme.
Ndërsa tash kemi këtë grumbullim ku patëm dy stërvitje dhe kaluan mirë e do të kemi dy ndeshje me Maqedoninë. Do të shfrytëzojmë rastin të shohim nga afër përformarcën e prurjeve të reja. Është shumë e rëndësishme që nuk kemi asnjë refuzim të futbollisteve nga jashtë gjë që flet se ekipi kombëtar i Kosovës po bëhet gjithnjë e më joshës.
Tashmë pas pranimit në UEFA dhe FIFA edhe qasja në FFK ka ndryshuar shumë sa i përket futbollit të femrave, ku kemi një angazhim të jashtëzakonshëm. Shpresoj të marrim më të mirën nga këto dy ndeshje me Maqedoninë. /GazetaFokus
Lista e udhëtuesve
Vjollcë Krasniqi, anëtare KE
Fazli Berisha, zëdhënës
Shtabi teknik
Afërdita Fazlija, përzgjedhëse
Veton Çitaku, trajner
Sanije Krasniqi, trajnere
Besart Ismajli, trajner i portiereve
Ekipi mjekësor
dr, Enver Hoxha, mjek
Sabit Hajra, fizioterapeut
Filloretë Berisha, fizioterapeute
Futbollistet
Flrentina Kolgeci, Besarta Leci, Ilfete Kryeziu, Fjolla Shala, Gjenifer Pjetri, Liridonë Syla, Donjetë Haxha, Marigonë Tahiri, Edonë Kryeziu, Valentinë Ternava, Feride Kastrati, Valentinë Limani, Blertë Shala, Nurtene Topalli, Qëndresë Bajra, Elonë Sadiku, Veronë Berisha, Leonorë Ejupi, Besjana Reçica, Kaltrinë Biçkaj, Aurorë Thaqi e Modesta Uka.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...