Sport

Kombëtaret e vajzave të Kosovës U17 dhe U19 mësojnë kundërshtarët për kualifikimet e Evropianit

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 06 December 2024

Sot (e premte) në selinë e UEFA-s në Nyon është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian për kombëtaret e grupmoshave U17 dhe U19 në konkurrencën e vajzave. E pranishme në short nga FFK ishte Sanije Krasniqi.

Kombëtarja e Kosovës U17 në kualifikimet për Evropianin që do të mbahet në Ishujt Faroe, do të garojë në Ligën A në Grupin A7, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Austria dhe Danimarka.

Ndeshjet e këtij grupi zhvillohen në Gjermani, prej 15 deri më 24 mars të vitit të ardhshëm. Dy pozitat e para kualifikohen, derisa pozita e fundit bie në Ligën B.

-Advertisement-

Ndërkaq, Kombëtarja U19, e cila do të garojë në Ligën B, pas eliminimit nga faza e parë e kualifikimeve në Ligën A, është përfshirë në Grupin B3, ku janë edhe Letonia, Kazakistani dhe Malta.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Maltë, prej 1 deri më 7 prill, të vitit të ardhshëm.

Gjashtë ekipet e para të çdo grupi dhe ekipi i dytë më i mirë nga Liga B do të promovohen në Ligën A për raundin e parë të kualifikueseve të edicionit të ardhshëm.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy