Lajme

Komandanti i ri i KFOR’it takon shefin e ushtrisë serbe në Beograd, ai i thotë se “serbët në Kosovë s’ndihen të sigurt”

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 16 Tetor 2026

Komandanti i ri i KFOR’it, Roberto Vergori, është takuar në Beograd me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq.

Në njoftimin e ushtrisë serbe, temë bisede mes tyre ka qenë situata e sigurisë në Kosovë, si dhe bashkëpunimi ndërmjet KFOR dhe ushtrisë serbe.

“Gjatë bisedës u theksua rëndësia e komunikimit të hapur dhe të drejtpërdrejtë ndërmjet Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it në të gjitha nivelet, me qëllim të monitorimit të gjendjes në terren dhe parandalimit të shpërthimit dhe përshkallëzimit të krizave”.

-Advertisement-

Këtë takim Mojsiloviq e përdori për të bërë ankesën e zakonshme se “situata e sigurisë në Kosovë është e ndjeshme” dhe se “serbët atje nuk ndihen të sigurt dhe se të drejtat dhe liritë e tyre themelore janë të rrezikuara”.

“Duke theksuar se ushtria e Serbisë e konsideron KFOR-in si të vetmin formacion të armatosur legjitim në Kosovë, ai i kërkoi gjeneralit italian që forcat ndërkombëtare të sigurisë ta zbatojnë mandatin e tyre në mënyrë të qëndrueshme dhe të paanshme, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe marrëveshjet e tjera të nënshkruara, si dhe të garantojnë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, para së gjithash për serbët në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ushtrisë serbe.

Mojsiloviq e uroi Vergorin për marrjen e detyrës së re dhe shprehu “pritjen që, gjatë mandatit të tij, bashkëpunimi ndërmjet ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it të jetë profesional dhe në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy