Lajme

Komandanti i KFOR-it takon Kingjin në Tiranë, flasin për ruajtjen e sigurisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 20 Tetor 2026

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar në Tiranë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme me partnerët rajonalë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, në fokus të takimit ishin bashkëpunimi operacional dhe komunikimi, me theks në rëndësinë e koordinimit për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin e tij për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të miratuar në vitin 1999”.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy