-Advertisement-
Komandanti i KFOR-it takohet me Kryevëzhguesen e Misionit të BE-së për zgjedhjet, flasin për sigurinë - Infokus
-Advertisement-
Lajme

Komandanti i KFOR-it takohet me Kryevëzhguesen e Misionit të BE-së për zgjedhjet, flasin për sigurinë

14:51 | 18 January 2025 Autori: Infokusi

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka pritur në takim Kryevëzhguesen e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, deputeten franceze të Parlamentit Europian, Nathalie Loiseau në Shtabin e KFOR-it, në kampin Film City në Prishtinë.

Siç njofton KFOR, ata kanë diskutuar pikëpamjet për tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e vazhdueshme të Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në mbështetjen e zgjedhjeve transparente dhe demokratike në Kosovë.

“Gjeneralmajor Barduani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia, feja apo përkatësia politike”, thuhet në njoftim.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Nga: Infokusi
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

më shumë lajme