Lajme

Kolonë e gjatë veturash në Bërnjak, serbë nga Kosova drejt Serbisë për të votuar

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 25 Tetor 2026

Kolonë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Bërnjakut. Sipas mediave lokale në Veri, qytetarë serbë janë nisur drejt vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.Sipas raportimeve, kolona e automjeteve arrin në disa qindra metra.

Votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi është planifikuar të zhvilohet nga ora 07:00 deri në orën 20:00.Për qytetarë serbë nga komunat e Kosovës janë caktuar vendvotime në disa qytete të Serbisë, përfshirë Rashkën, Vranjën, Kurshumlinë dhe Tutinin.

Kosova nuk e lejon organizimin e zgjedhjeve të Serbisë që nga viti 2023.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy