Kollçaku: Thaçi nuk mund ta udhëheq dialogun pas nuk është i autorizuar
Autori: Gazeta inFokus
10:46 | 30 June 2018
Duke komentuar deklaratën e presidentit Thaçi, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka thënë për “Zërin” se nuk mund të kuptohet ajo çfarë ka dashur të thotë kreu i shtetit mbi vijat e kuqe për dialogun, shkruan Gazeta “zëri”.
“Unë nuk mund ta kuptoj se në çfarë konteksti thuhet se nuk do të ketë vija të kuqe. A do të thotë kjo që edhe në qoftë se cenohet integriteti dhe sovraniteti i vendit nuk do të ketë vija të kuqe? Fillimisht është dashur të zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me luftën dhe me faktin që asnjëherë Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.
Sipas Kollçakut, formati aktual i dialogut është i papranueshëm për Lëvizjen Vetëvendosje. Çdo dialog që zhvillohet pa e marrë pëlqimin nga Kuvendi i Kosovës dhe pa një konsensus nacional mbetet krejtësisht i papranueshëm.
“Ne mendojmë që presidenti nuk është i autorizuar për t’i zhvilluar bisedimet.
Para se të shkohet në çfarëdo dialogu duhet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës”, ka potencuar Kollçaku.

T� tjera
-
Asociacioni i Komunave i reagon Kurtit: Boll ma me përçmime, uluni me kryetarët, dëgjoni hallet e mbani premtimet
“Unë jam i bindur se në Kosovë jetohet shumë më mirë si qytetar i Republikës ...
-
Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira
Ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, i cili u lirua më 17 nëntor nga Gjykata ...
-
Nën kërcë*nimin e thi*kës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me ini...
-
Shiroka Pula pret në takim ambasadoren e Suedisë, flasin për integrimin evropian të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Sue...
-
Merret vendimi për rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e QKUK-së
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfunduar verifikimin e pronësisë s...
-
Vrasja e Triumf Rizës, Gjykata Themelore i dënon me nga 18 vite burg Ilir e Rrahim Abdullahun
Gjykimi ndaj Ilir Abdullahut i njohur me nofkën “Liza” dhe Rrahim Abdullahu i...
-
Gjini pret Prattipatin: Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë n...
-
Gazeta zvicerane zbulon të kaluarën kriminale të Rrahman Hotit, tregon se si e vrau gruan para 13 vitesh në St.Gallen
Gazeta zvicërane “Blick” ka dhënë detaje të tjera për të kaluarën kriminale t...
-
Gjykata Administrative urdhëron Komunën e Vitisë ta sistemojë në punë Visar Misinin, ishte shpallur fitues i konkursit
Gjykata Administrative, me aktgjykimin e 4 nëntorit 2026, ka aprovuar në tërë...
-
Kuvendi nis hartimin e Agjendës Parlamentare për Barazi Gjinore 2027–2030
Fillon hartimi i Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinor...
-
Tre persona dënohen me nga 7 vjet burgim për trafikim të narkotikëve në Prishtinë, dy të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin...
-
KEDS-i: Erërat dëmtuan rrjetin elektrik, po punojmë për rikthimin e plotë të furnizimit
KEDS-i ka njoftuar se ekipet janë duke punuar në terren për sanimin e plotë t...




































