KOK reagon në Komunitetin Olimpik Ndërkombëtar për provokimet e Gjokoviqit
Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 30 May 2023
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka dërguar sot ankesë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në lidhje me mesazhin provokues dhe politik të tenistit serb, Novak Gjokoviq.
Gjokoviq, vazhdoi dhe dje me provokimet e tij politike, duke shkruar mesazhe me propagandë pro-serbe ”Kosova është zemra e Serbisë, ndaleni dhunën”, transmeton klankosova.tv.
KOK ka kërkuar sot nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON/IOC), që të marrë masa ndaj Gjokoviqit për mesazhet e vazhduara politike në dëm të një vendi të pavarur dhe anëtar i IOC-ut, siç është Kosova.
“Gjokoviq promovoi sërish propagandën e nacionalistëve serbë dhe përdori platformën sportive për ta bërë këtë. Po ashtu, deklaratat e mëtejshme të bëra nga një personazh i tillë publik pa asnjë ndjenjë pendimi, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të tensionit dhe dhunës mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në fillim të reagimit.
Madje, KOK një kopje të reagimit ia ka dërguar edhe Fedearatës Ndërkombëtare të Tenisit.
”Si presidenti i KOK-ut, e ndjej për obligim të ngris shqetësimet e mia dhe ju kërkoj që të reagoni në emër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, pasi këto mesazhe dhe veprime janë të rrezikshme për të ardhmen e sportit, nëse mbesin pa u ndëshkuar. Sipas Kartës Olimpike (parimi themelor 5), siç u përmend më lart, organizatat sportive në kuadër të lëvizjes olimpike do të zbatojnë neutralitetin politik dhe duke pasur parasysh se ITF është Federatë Ndërkombëtare e njohur nga IOC, unë me respekt kërkoj që IOC të reagojë në kuadër të saj dhe t’i kërkojë ITF-së të hetoj çështjen duke hapur procedurë disiplinore kundër sportistit”, thuhet më tej në reagimin e dërguar nga presidenti Krasniqi, për presidentin e IOC-ut, Thomas Bach.
”I nderuari president, ajo që ndodhi në ‘French Open’, përceptohet si shkelje e parimeve sportive dhe e shpirtit olimpik, si një shkelje e Kartës Olimpike. Pavarësisht se Gjokoviq është një nga tenistët më të mirë, një sjellje e tillë e përsëritur nuk mund të tolerohet, pasi krijon një precedent të rrezikshëm që sporti mund të përdoret si një platformë për mesazhe politike, agjenda dhe propagandë. Unë me të vërtetë shpresoj që IOC të ngrit zërin në emër të sportit dhe të tregoj edhe një herë, siç e keni treguar gjithmonë, se sporti nuk mund të përdoret për mesazhe dhe agjenda politike dhe ju falënderoj paraprakisht për vëmendjen që do të rezervoni për këtë çështje”, shkruan në fund të reagimit të të parit të KOK-ut.
Mesazhi i djeshëm i Gjokovoqit, nuk ishte i pari, pasi i njëjti kishte bërë deklarata të tilla politike në ngjarje të ndryshme të tenisit.
Të tjera
-
PDK në Vrellë dhe Shushicë të Istogut, Krasniqi: “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar s...
-
Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të...
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...