Lajme

Koha kur Albin Kurti me bujë e solli Haki Abazin në Vetëvendosje dhe e cilësonte si vlerë e shtuar

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 16 February 2023

Deputeti Haki Abazi, edhe pse zyrtarisht vazhdon të jetë në Vetëvendosje, ai më nuk është i dëshiruar në këtë parti. Kjo mund të kuptohet edhe nga vetë deklarimi i tij i sotëm, pasi shkarkimi nga Komisioni për Politikë të Jashtme në kuvendin e Kosovës tha se ka ardhur direkt me kërkesë të kryeministrit Kurti, cili tash është edhe lider i pakontestueshëm i partisë. Por, krejtësisht ndryshe ishte para rreth tri vite e gjysmë.

Haki Abazit në Vetëvendosje shkoi rreth një vit pasi nga kjo parti dolën grupi i quajtur i Dardan Molliqajt. Në atë kohë Abazi u prit me bujë në parti, e më pas Kurti me t’i fituar zgjedhjet, në koalicionin qeveritar me LDK’në, atë e bëri edhe zëvendës të tij në qeveri.

“Haki Abazi na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në Lëvizjen tonë. Hakiu njihet, në mes tjerash, për përkrahjen e tij të vazhdueshme në themelimin e dhjetra organizatave në Kosovë që promovojnë filantropinë, zhvillimin e qëndrueshëm, ide ndërmarrëse inovative, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit, dhe qeverisjen e përgjegjshme”, kishte shkruar ndër të tjera Kurti në ditën kur Abazin e solli në Veetëvendosje, e ku i organizoi pritje, bashkë me figurat kryesore që kishin ngelur në atë kohë në parti.

-Advertisement-

Nuk shkoi gjatë, qeveria Kurti 1 ra, e në zgjedhjet e radhës, pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje mori mbështetje të jashtëzakonshme elektorale, Haki Abazi mezi arriti të fitojë postin e deputetit. Nga këtu filloi rënia e dyanshme e tij. Përveç mbështetjes elektorale, Abazi humbi peshë edhe te njeriu i parë i partisë dhe qeverisë në vend. Ai nuk u ftua fare në kabinetin e kryeministrit Kurti, por u akomodua në një pozitë jo shumë relevante në Kuvendin e Kosovës, duke u zgjedhur kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme. Por shihej qartë se Kurti më nuk po shprehte interes për Abazin, e ky i fundit kishte filluar të ndihej i shfrytëzuar e i pavlerësuar sikurse shumë të tjerë para tij, që karrierën e tyre e kishin futur ‘hipotekë’ për partinë që tashmë pas daljes së grupit të Dardan Molliqajt, dihej qartë se i takonte vetëm një personi.

Deputeti Haki Abazi i parapriu shkarkimit të tij me një konferencë për media, ku hodhi akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Kurti, njëherësh edhe sheh i tij në parti. Madje ai la të nënkuptohej se një prej përgjegjësve për zhdukjen e provave të Astrit Deharit, mund të jetë edhe kryeministri Kurti, dhe i bëri thirrje Prokurorisë që të fillojë hetimin e rastit.

Abazi: Audioincizimet konfirmojnë se zërin e deputetëve e ngulfatin Kusari, Bogujevci e Mihali

Paralajmërim i frikshëm i Haki Abazit: Video-incizimet konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e rastit Dehari

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera