Sport

Koeman zbulon çfarë i tha Leo Mesit pas largimit të Suarez

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 12 October 2020

Ronald Koeman ka folur në një intervistë për gazetën holandeze “NOS” Ai ka deklaruar se është shumë i lumtur me Lionel Messin dhe se ai po bën gjithçka çfarë një trajner pret nga një lojtar, përcjellë KosovaPress.

“Pasi nënshkrova si trajner i Barcelonës, unë menjëherë kam kontaktuar me Leon. Shkova në shtëpinë e tij dhe folëm mbi të ardhmen. Ai më tregoi për pakënaqësitë e tij, por në fund gjërat shkuan mirë dhe nga ai moment ai më tregoi se do të vazhdojë dhe do të bëjë gjithçka për ekipin.”, shpjegoi Koeman.

Më tutje, Koeman sqaroi edhe reagimin që pati Messi në lidhje me largimin e Luis Suarez.

-Advertisement-

“Mendoj se reagimi i tij ishte normal. Unë i tregova se e kuptoja drejt reagimin e tij dhe arsyen pse nuk ishte i lumtur. Por, ai ishte një vendim nga ana e klubit.”, deklaroi në fund Koeman.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera