Sport

Koeman kërkon që Mourinho mos të ironizojë në deklarata

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 18 September 2017

Everton gjendet në një pozitë aspak të mirë. Për ekipin e Ronald Koeman disfata 4-0 në Old Trafford përballë Manchester United e përkeqësoi bilancin negativ, por gjatë analizës që i bëri ndeshjes Koeman deklaroi se presioni i ushtruar nga ana Jose Mourinhos nuk ishte i drejtë.

Në të vërtetë Mourinho nuk u kursye për kundërshtarin e Ligës Premier duke i cilësuar shpenzimet e Evertonit prej 140 milionë funtesh gjatë merkatos së verës si një motivim për të qenë një ndër skuadrat që renditen në top katërshen e  klasifikimit këtë sezon.

“Ju lutem më thoni nëse ka ndonjë që mendon se kjo është një deklaratë realiste e Mourinhos kundrejt nesh. Unë nuk jam aspak i lumtur se si e kemi nisur sezonin, por ju lutem te tregohemi realist dhe të mos ironizojmë njëri-tjetrin. Në futboll shpesh herë situatat komplikohen për ekipet, ndaj na duhet më shumë kohë.”

-Advertisement-

Pozitat e trajnerit holandez nuk janë ndër më të favorshmet dhe nëse në tre takimet e radhës në Ligën Premier përballë Bournemouth, Burnley dhe Brighton do të dështojë të marrë rezultate pozitive atëherë rrezikon që të shkaktojë një krizë tek Everton, transmeton SS

“Çdo trajner ka dyshimet e veta në jetë, edhe unë kam të miat. Sigurisht që mendoj se lojtarët ishin të motivuar por në fushë tregun se nuk kishin vetëbesim. Ndoshta kjo është normale në fillim të një sezoni.  Kemi luajtur edhe në Ligën e Evropës edhe në kampionat dhe tani kemi katër ndeshje të cilat duhet t’i fitojmë. Skuadra ime reagoi dhe kjo më bën të mendoj se kemi mundësi të bëjmë mirë, sikurse nuk mbeta i impresionuar nga United. Ndoshta tingëllon cuditshëm pas një rezultati 4-0 por mund të them se ata ishin shumë të ftohtë dhe ne nuk e meritonin një rezultat të tillë.”

Gjithsesi, në ambientin mediatik mendohet se problemet e Evertonit janë krijuar nga vetë ata. Shitja e Romelu Lukaku te United për £75, dhe mos zëvendësimi i tij duket se po ndikon te kjo skuadër. Ndërkohë që 70 milionë të tjera janë shpenzuar për Gylfi Sigurdsson dhe  Davy Klaassen për të përforcuar repartin e sulmit. Nga ana e tij Mourinho mohoi deklarata e kolegut Koeman duke u shprehur se ai nuk kishte ushtruar asnjë presion Evertonit

“Nuk kishte asnjë presion na ana ime. Presioni ishte për skemën taktike, organizimin e skuadrës dhe Koeman e di se unë jam pozitiv ndaj tij, ndaj nuk kishte pse të humbte besimin në vete i ndikuar nga unë. Gjatë 30 minutave të para kishte vetëm një skuadër që lunte dhe një tjetër që rrinte spektaktore. Në 30 minutëshin e dytë situata u vështirësua disi për ne gjithsesi, në fund të ndeshjes ne i masakruam.”

Aktualisht Everton renditet i 18 në tabelën e klasifikimit ndërsa Manchester United i dyti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera