Sport

Koeman flet sërish për të ardhmen e Messit: Ai është i vetmi që mund të vendos

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 06 February 2021

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur sërish për të ardhmen e Lionel Messit, shkruan Gazeta inFokus.

Argjentinasi ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni, kurse mundësit për të mos e vazhduar janë të mëdha.

Tekniku holandez ka deklaruar se 33 vjeçari është i vetmi që mund të vendos për të ardhmen e tij.

-Advertisement-

“I vetmi që mund të vendos për të ardhmen e tij është vet Leo. Do të më pëlqente që të qëndrojë. E shoh të lumtur. Ai i jep shumë skuadrës sonë, E ardhmja është në duart e tij”, ka përfunduar 54 vjeçari.

Kujtojmë që klubet favorite për të transferuar Messin janë Manchester City dhe Paris Saint German./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera