Kodi Civil së shpejti procedohet në Qeveri dhe më pas në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 20 February 2023
Kodi Civil i cili vitin e kaluar dështoi të miratohet, së shpejti do të procedohet për miratim në Qeveri dhe më pas në Kuvend.
Kështu thonë për Radio Kosovën nga Ministria e Drejtësisë, ndonëse nuk saktësojnë kohë e as nëse do të ndryshohet neni që mundëson regjistrimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë. Juristët thonë se Kodi Civil duhet miratuar pa vonesa të mëtejme.
Ndonëse vlerësohej si dokument i një rëndësie të veçantë dhe shumë i nevojshëm për Kosovën, në mars të vitit 2022, deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfshirë disa të shumicës parlamentare, nuk ia dhanë dritën jeshile miratimit të Projekt-kodit Civil. Gjatë shqyrtimit në parim, mospajtimet kryesore ndërlidheshin me nenin 1138, i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.
Pas dështimit të miratimit të Projekt-kodit Civil, nga Qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje ishin zotuar se ky do shqyrtohej sërish gjatë vitit 2022. Një gjë të tillë nuk ndodhi, përkundër asaj që kishte thënë më 8 gusht shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
“Për sa i përket pyetjes për Ligjin e Pagave dhe Kodin Civil, përgjigja është po. Të dyja do të trajtohen në sesionin vjeshtor. Kodi civil është i paraparë që të përcillet në Qeveri dhe të vije në Kuvend, po shpresoj në javët e para të sesionit vjeshtor, ashtu siç edhe i kemi indikacionet nga Ministria e Drejtësisë”, kishte thënë ajo.
Radio Kosova ka pyetur Ministrinë e Drejtësisë se kur pritet të dërgohet në Kuvend Projekt-kodi Civil, dhe nëse do ndryshohet neni 1138 i tij.
“Kodi Civil është prioritet për Ministrinë e Drejtësisë dhe me rendësi të veçantë për sistemin juridik në Kosovë. Së shpejti, Kodi Civil i kompletuar, me të gjitha adresimet do të procedohet për miratim në Qeveri dhe më pas në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Komunikim Publik në Ministrisë së Drejtësisë.
Juristi Ehat Miftaraj, nga Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se marrë për bazë rëndësinë që ka miratimi i Kodit Civil, ai duhet të aprovohet sa më shpejt në Kuvend.
“Marrë parasysh rëndësinë që ka, është e pakuptimtë që Kodi Civil të mos dërgohet në Kuvend për miratim, sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të përmbushet edhe një obligim që e ka Kosova edhe në Raportin e Progresit. Kështu që, e shohim se, me vetë faktin që Qeveria e ka bartur për pjesën e dytë të vitit, në njëfarë mënyre tregon se ka frikë që të njëjtin ta dërgojë përsëri në Kuvend, pasi, si duket, nuk ka konsensus brenda deputetëve të partisë në pushtet që të njëjtin ta mbështesin me votë”, tha Miftaraj.
Në mars të vitit të kaluar, në mesin e atyre që votuan kundër Kodit Civil, të sponsorizuar nga Qeveria, ishin edhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe të komuniteteve jo shumicë.
Të tjera
-
Kurti për “The Times”: Dezinformata të paprecedenta nga Serbia kundër aleatëve të Ukrainës
Kryeministri Albin Kurti po paralajmëron se Kremlini po e përdor Serbinë për ...
-
Ulutash takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së: Përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, i ka pritur në takim ambasadorët e vendev...
-
Komandanti i KFOR-it takon kryetaren e Graçanicës: Rikonfirmova përkushtimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan U...
-
Suspendimi i gjykatësit që e la në liri Enver Sekiraqën, avokati Jashari: Vendim i ngutshëm
Avokati Arbër Jashari e ka quajtur të ngutshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor ...
-
Breshëri shkakton kaos në Han të Elezit, thyhen xhamat e veturave
Reshjet e shiut dhe breshëri kanë shkaktuar kaos në komunën e Hanit të Elezit...
-
Akuzat e Abdixhikut ndaj Qeverisë Kurti: Çfarëdo që shihni është mashtrim – hajni e paprecedentë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar akuza në ...
-
Bien skelet e një ndërtese në qendër të Prishtinës
Skelet e një ndërtese në lagjen “Te Qafa” kanë rënë mbi disa vetura pas erëra...
-
Wang: Parimi i një Kine, bazë e fortë për paqen
Parimi i një Kine është baza e fortë për paqen midis brigjeve të ngushticës s...
-
BIK: Ata që duan të shkojnë në Haxh duhet të marrin leje, në të kundërten gjobiten me 2500 euro
Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se Ministri i Ministrisë së Haxh...
-
OSBE: Të shqetësuar me aksionin e policisë në veri, Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet destab*ilizues
Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë vëzhguar me shqetësim në rritj...
-
Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka marrë disa vendime, shkr...
-
“Martesa e dy vajzave”, distancohet Bashkia: Dhamë leje për përdorimin e tarracës pa pagesë
Bashkia e Tiranës distancohet nga ceremonia e çiftit të së njejtës gjini, Alb...