Kocijançiq ‘godet’ rëndë Serbinë për Lazeroviqin
Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 31 October 2017
Kundër emërimit të të dënuarit për krime lufte, Vlladimir Llazareviq, në akademinë ushtarake të Serbisë, më në fund ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.
Ishte vetë presidenti Hashim Thaçi, ai që kishte ngrehur zërin kundërshtues i pari duke thënë se nuk është çudi për askënd në Serbi, por do të duhej të ishte shqetësuese për çdokënd në BE-ne dhe shtetet anëtare të saj.
Duke aluduar te krimineli Vlladimir Llazareviq, presidenti Thaçi kishte thënë se ai do t’i mësojë gjeneratat e ardhshme jo vetëm si t’i urrejnë popujt tjerë jo serbë në Ballkan, por si ta urrejnë edhe NATO-n dhe BE-në.
“Ligjëruesi do të kujdeset që dijen dhe përvojën e tij kriminale dhe gjenocidiale ta përçojë tek gjenerata e ardhshme. Tani mbetet të shihet se si do ta përshpejtojë apo ngadalësojë një veprim i tillë anëtarësimin e Serbisë në BE”, kishte thënë Thaçi. Por, pa kaluar shumë ditë nga reagimi i Thaçit, kundër Llazareviqit ka reaguar edhe vetë Bashkimi Evropian.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Serbinë se emërimi i një gjenerali, i cili ka qenë i dënuar për krime lufte, si ligjërues i një akademie ushtarake, është kundër parimeve të BE-së, ku Serbia synon të anëtarësohet.
Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka thënë përmes një deklarate se blloku pret që “udhëheqësit politikë të respektojnë viktimat e konflikteve të kaluara dhe të promovojnë sinqerisht pajtimin në Ballkanin Perëndimor”.
“Liderët politikë duhet t’i udhëheqin të gjitha përpjekjet për të kapërcyer trashëgiminë e vështirë të së kaluarës dhe për të nxitur besimin e ndërsjellë, dialogun dhe tolerancën”, tha Kocijançiq, transmeton “Zeri.info”.
“Serbia, si vend kandidat për BE-në, nuk mund të devijojë nga këto parime. Emërimi i një krimineli të dënuar për krime lufte në Akademinë Ushtarake të Serbisë është kundër këtyre parimeve”, shtoi Kocijançiq.
Llazareviq ka mbajtur ligjëratën e parë në akademi javën e kaluar. Ligjërata është titulluar: “Heroizmi dhe humanizmi i ushtarëve serbë në mbrojtjen kundër agresionit të NATO-s”.
Të tjera
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...
-
PDK hapë zyrtarisht fushatën nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë
Partia Demokratike e Kosovës hapë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet e Përgjit...
-
Thyhet kutia e emergjencës në BBVA, ja çka shkruhet në të
Kutia e tretë e emergjencës është thyer në shtëpinë e Big Brother Albania VIP...