Lajme

Koci: E parëndësishme kush e votoi Specialen, vendimet e saj mund të rrezikojnë themelet e shtetësisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 16 December 2022

Avokati i njohur Arianit Koci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për 26 vite burgim për ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa.

Koci ka thënë se nuk është e rëndësishme se kush e ka votuar Gjykatën Speciale, por se çfarë do të bëhet tutje.

Ai thotë se vendimet e Speciales mund të rrezikojnë themelet e shtetësisë së Kosovës.

-Advertisement-

“Tani është e parëndësishme se kush e ka votuar Gjykatën Speciale. Me rëndësi është se çka do të bëjnë tash e tutje. Vendimet e Specialës mund t’i rrezikojnë seriozisht themelet e shtetësisë së Kosovës. E ne, nuk kemi vendlindje tjetër” shkroi Koci në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera