Lajme

“Kobra” katër vite më parë ishte nderuar me mirënjohje nga Kryetari i Kuvendit të Bujanocit atë kohë

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 03 January 2023

Atë kohë, Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Adnan Salihu e kishte nderuar me mirënjohje Dibran Hoxhën të njohur si “Kobra” i cili ditën e sotme u shoqërua në polici, pasi dyshohet se ka vrarë një 31-vjeçar nga Shqipëria pas një konflikti që kishte nisur në lokalin e tij në Prizren.

Ish-kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Adnan Salihu katër vjet më parë e kishte nderuar atë me mirënjohje “për kontribut të dhënë ndaj nevojtarëve”.

Mirënjohja Kobrës iu dha nga Salihu në një ngjarje të mbajtur në Tiranë ku u nderuan personalitete të veçanta.

-Advertisement-

Salihu kishte thënë se kjo mirënjohje i takonte Hoxhës për shkak të therjes së 150 kurbaneve, ndihmës që ai bënte ndaj fëmijëve nevojtar dhe të gjithë personave të tjerë që u ka ndihmuar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera