KMLDNj: Regjistrimi i veturave gratis për qytetarët e veriut, diskriminim në baza etnike
Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 07 November 2023
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka thënë që po vazhdon diskriminimi i qytetarëve kosovarë në baza etnike duke përmendur ofertën për regjistrim të veturave me targa RKS me lehtësime financiare vetëm për qytetarët e veriut të vendit.
“MPB e Kosovës ditëve të fundit bombardoi qytetarët e vendit me SMS në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze me të cilin fton qytetarët që deri me datën 1.12.2023 të regjistrojnë veturat me targat RKS, me lehtësira financiare (gratis) sipas një vendimi të qeverisë. Kjo ofertë gjeneroze, e motivuar politikisht dhe etnikisht thellësisht diskriminuese, e kundërligjshme dhe kundër të drejtave elementare të njeriut vlen vetëm për komunat e veriut, komunat e Asociacionit që kanë refuzuar targat RKS që nga përfundimi i luftës e deri më sot”, ka thënë KMLDNj në një komuniukatë.
“Qytetarët e tjerë të Kosovës detyrohen të regjistrojnë veturat me tarifa financiare në shpërputhje me gjendjen e tyre ekonomike dhe, çdo vonesë penalizohet nga autoritetet përgjegjëse. Në gjerdanin e diskriminimit të qytetarëve të Kosovës, ekskluzivisht sipas parimit politik dhe etnik siç ishte pagesa nga buxheti i shtetit të rrymës, ujit, mbeturinave, tatimit në pronë dhe tatimeve tjera, rrogat për Rojat e Urës dhe strukturat tjera të kundërligjshme, pa e bërë as edhe një ditë të vetme të punës po i shtohet edhe regjistrimi i veturave me targa RKS për kategorinë e qytetarëve jointegrues të veriut të Kosovës të cilët, që nga përfundimi i luftës kanë refuzuar të paguajnë rrymën, ujin, mbeturinat, tatimin madje, jo rrallë duke e kundërshtuar dhunshëm institucionet e shtetit të Kosovës”.
KMLDNj-ja ka thënë që qeveria po diskriminon në baza etnike duke kërkuar nga ata që të reshtin së bëri këtë.
“Pse nuk ndodh e njëjta edhe për qytetarët e tjerë shqiptarë të cilët ende nuk i kanë regjistruar automjetet, nisur nga fakti që ende ka aq shumë automjete të paregjistruara dhe që paraqet pengesë për Kosovën për anëtarësim në kartonin e gjelbër?!Kjo dukuri e shëmtuar dhe diskriminim në baza etnike dhe politike nuk ndodhë në asnjë vend normal të botës dhe është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut aq më parë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës këto veprime diskriminuese i ka shpallur të kundërligjshme si dhe ka urdhëruar, (përmes vendimeve të gjykatave tjera) që të kompensohen qytetarët e Kosovës të përkatësisë joserbe që janë plaçkitur që nga përfundimi i luftës dhe me ato mjete është paguar rryma për serbët e veriut”.
“KMDLNj –ë thërret qeverinë e Kosovës të ndërpresë me diskriminimin flagrant të të drejtave të njeriut në baza etnike dhe politike që është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës. KMDLNj –ë thërret qeverinë e Kosovës të fillojë me kompensimin e qytetarëve për dëmet që ua kanë shkaktuar përmes fryrjes së faturave të energjisë elektrike që nga përfundimi i luftës sikur që u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të drejtat e tyre t’i realizojnë individualisht përmes padive në gjykatat përkatëse duke kërkuar të kompensohen për mjetet e tjetërsuara kundërligjshëm nga qeveritë paraprake dhe kësaj që është në fuqi”.
Të tjera
-
Takimi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Pejë nisi me një minut heshtje për tragjedinë në Jabllanicë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se takimin e sotëm me shtabin ...
-
Haradinaj mban takim në Junik: Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Muharremi tallet keq me ‘premtimin’ e Kurtit: Ekonomi Magjike: Si të bësh pagën 1,200€ pa e ditë as vet
Analisti, Shenoll Muharremi ka reaguar pas një deklarate premtimi elektoral q...
-
Limaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Nuk bëhet pyetja pse na nuk ‘guxojmë’ me pi kafe në Serbi, por pse ju shkoni kaq lehtë e pse hasmi ju do kaq shumë
Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj i pyetur se pse partia në pu...
-
Të martën mbledhje komemorative për epidemiologun, Isuf Dedushaj
Të martën do të mbahet mbledhje komemorative për epidemiologun e parë shqipta...
-
Gërvalla nuk ka të ndalur, ‘sụlmon’ Thaçin e Mustafën, s’e lë anash sërish as Haradinajn
Zëvendësja e kryeministrit Albin Kurti, Donika Gërvalla Schwarz, ka vazhduar ...
-
Hysen Çekaj – Djali i Heroit të UÇK-së, kandidat për deputet nga LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit
Hysen Çekaj, i biri i heroit të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare t...
-
Kurti shpreh ngushëllime: Vdekja e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për tragjedinë në Jabllanicë t...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë. Institu...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Me Bedri Hamzën Kryeministër edhe bizneset munden ma mirë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana ...
-
Tubim i jashtëzakonshëm, Anton Quni: Energji e fuqishme ndryshimi në Viti
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni ka publiku...
-
Shahin Dervishaj pas ngjarjes tragjike në Gjakovë: Jam thellësisht i pikëlluar, Zoti i mëshiroftë tre fëmijët
Shahin Dervishaj nga PDK, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjakovë ku si p...