KMDLNj: Të hetohen rastet e kërcënimeve ndaj Haradinajt, Buzhalës dhe Mirenës
Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 19 December 2024
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas disa kërcënimeve që u bënë këtë javë në rrjetet sociale ndaj dy gazetarëve dhe një politikani, shkruan Gazeta Infokus.
Nga KMDLNJ kanë thënë se nuk ka pasë asnjë reagim zyrtar apo institucional, ose njoftim nga organet e sigurisë për kërcënimet e fundit, që sipas KMDLNj-së, për qëllim kanë frikësimin e veprimit opozitar, atij politik si dhe të gazetarisë.
Në reagimin në fjalë thuhet brenda 24-orëve nga persona me identitet real apo të sajuar janë kërcënuar me vrasje gazetarët Ilir Mirena dhe Berat Buzhala, si dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
” Këto kërcënime po ripërsëriten në kohën e fushatave zgjedhore si dhe gjatë proceseve, me rëndësi për Kosovën dhe qytetarët e saj. Përballja joparimore midis pozitës dhe opozitës po krijon një mjedis toksik ku fjala e lirë dhe veprimi opozitar, si të drejta elementare të njeriut e që mbrohen , së paku deklarativisht nga ligji në Kosovë, seriozisht po e rrezikojnë përcaktimin dhe veprimin demokratik për të cilin janë deklaruar pozita dhe opozita”.
“KMDLNj-ë e dënon çdo kërcënim që e rrezikon veprimin politik opozitar dhe të pozitës sikur edhe punën e gazetarëve. Liria e punës, fjalës dhe shprehjes janë të garantuara dhe, si të tilla janë të pacenueshme”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera, KMDLNj kërkon hetime të shpejta për rastet në fjalë.
“KMDLNj fton Prokurorinë e Shtetit që të caktojë një ekip emergjent të prokurorëve, sidomos gjatë fushatës që do të reagonte ex-officio kundër kërcënuesve dhe dhunuesve të lirisë së fjalës dhe aktiviteteve politike ndryshe përshkallëzimi o dhunës, fillimisht verbale do të përfundojë me dhunë fizike. Policia e Kosovës ka kapacitete të bollshme profesionale të pengojë dhe arrestojë dhunuesit, pavarësisht se kush janë ata. Politikanët duhet ta respektojnë kodeksin e mirësjelljes duke dhënë kontribut konkret për ulje të tensioneve gjatë fushatës , ditën e zgjedhjeve dhe në kohën e tranzicionit institucional pas zgjedhjeve”.
Të tjera
-
AKB: Mbi 1 mijë e 500 biznese u mbyllën këtë vitë në Kosovë
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë një studim të Trendit të ndërmarrësisë p...
-
‘A jeni bërë gati për një dimër tipik’, IHMK: Nga nesër ndryshime të mëdha të motit
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për kushtet at...
-
Dëmet nga lufta në Kosovë – ASK prezanton të dhënat për numrin e viktimave të luftës
Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë ditës së sotme i ka prezantuar rezu...
-
Kosovën e viziton sot Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës
Të enjten, në Kosovë do të qëndrojë Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës,...
-
Lansohet platforma online për raportimin e korrupsionit
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në mbështetje nga UNDP në Kosovë, ka...
-
Regjistrimi i popullsisë, ASK publikon të dhënat për përbërjen etnike të Kosovës
Agjencia e Statistikave të Republikës së Kosovës sot ka prezantuar të dhënat ...
-
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 % ortodoks, 1,75 % katolik
Agjencia e Statistikave të Republikës së Kosovës sot ka prezantuar të dhënat ...
-
Arrestohet i dyshuari për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt, kërkohet paraburgim
“Ti e meriton veq një plumb te dryshkt ne ball”. Kështu u kërcënua dje në ...
-
IPK: Rriten ankesat e qytetarëve ndaj zyrtarëve policorë
Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar rreth 21% më shumë ankesa nga qytet...
-
Policia shqiptoi 1786 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Zyrtare: Kosova ka 1,602,515 banorë rezidentë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar sot rezultatet e para përfun...
-
Regjistrimi i popullsisë, Kurti: Është më shumë se numër, është busulla e të ardhmes për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot është një ditë e rëndësis...