Lajme

Aksident i rëndë mes dy kamionëve në Fushë-Kosovë (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 19 Dhjetor 2024

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Veterrnik-Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë aksident janë përfshirë dy kamionë transportues, ku njëri prej tyre shihet te jetë shkatërruar në pjesën e përparme.

Ndërkaq mjegull e madhe ka pasur në mnëgjes, derisa nuk dihet nëse kjo ka qenë arsyeja e shkaktimit të këtij aksidenti të rëndë.

-Advertisement-

Nga informacionet e para nuk raportohet për të lënduar.

Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni pamje nga aksidenti:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy