KMDLNj kërkon zgjidhje për nxënësit që kanë mbetur pa u regjistruar

Autori: Gazeta inFokus
14:50 | 12 September 2018
KMDLNj përkrah kërkesat e drejta të prindërve dhe nxënësve që kanë mbetur pa u regjistruar dhe kërkon një zgjidhje të shpejtë në mënyrë që të mos e humbasin vitin.
Këtë kërkesë të prindërve dhe nxënësve, KMDLNj do ta paraqesë edhe në takimet me autoritetet përkatëse sikur që do të kërkojë nga Ministria e Financave të ndajë mjete shtesë për DKA në Prishtinë ku edhe është numri më i madh i të paregjistruarve dhe ku është i theksuar ky fenomen për faktin se në disa shkolla të preferuara për shumë nxënës, është numër jo i vogël nga ata nxënës të qyteteve tjera të Kosovës, thuhet në deklaratën për media të KMDLNJ-së.
Këtë reagim publik KMDLNj ka bërë të ditur se do ta dërgojë në DKA Prishtinë, MASHT, Ministri të Financave dhe zyrën e Kryeministrit të Kosovës, duke thënë se lënia e kësaj kategorie të moshës shumë të ndjeshme rrugëve dhe pa mundësi të vazhdimit të shkollimit paraqet shkelje të drejtave të njeriut.
“Në sqarimin e kërkuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ishte një përgjigje se sipas legjislacionit në fuqi shkollimi i mesëm dhe i lartë nuk është obligativ dhe se nxënësit që nuk janë regjistruar në shkollat e dëshiruara mund të regjistrohen në shkollat profesionale ku ka ende vende të lira por kjo nuk nënkupton se të gjithë nxënësit do të regjistrohen. Gjithashtu, DKA në Prishtinë i ka thënë KMDLNj – së se 14 mësimdhënës kanë mbetur jashtë listës së pagave shkaku se Ministria e Financave nuk ka ndarë mjete për ta e që ndikon në efikasitetin dhe rritjen e mundësive për të pranuar nxënës të rinj”, thuhet në deklaratë.
KMDLNj nuk pajtohet që nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm dhe shembullorë të detyrohen të shkojnë në shkolla profesionale andaj kërkon që Drejtoria Komunale e Arsimit, së bashku me MASHT dhe në përkrahje të MF-së të bëjë zgjidhje për regjistrim e të gjithë nxënësve, kurse për ata me sukses të shkëlqyeshëm dhe shembullorë dhe të cilët nuk janë regjistruar në shkollën e dëshiruar, t’u jepet mundësia për të zgjedhur mundësinë e dytë, pa iu imponuar shkolla profesionale si e vetmja mundësi.
“Ekziston mundësia që çdo shkollë të hapë një paralele shtesë në mënyrë që të regjistrohen të gjithë nxënësit e paregjistruar”, përfundon komunikata.

Të tjera
-
Përurohet pikëkalimi i përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut në Han të Elezit, Kurti thotë se modeli i kontrollit do të jetë hyrje-hyrje
Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut kanë ...
-
Sveçla për hapjen e kufirit në Bllacë: Do të ketë veç një ndalesë kontrolli, do të minimizohen pritjet e qytetarëve
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në ceremoninë e hapjes së kufi...
-
Haliti: Albin Kurti nuk është i interesuar të bëj koalicion me PDK-në, e do LDK-në e NISMA-n
Edhe tre ditë kanë mbetur nga dita kur pritet të mbahet seanca konstituive e ...
-
“Ndryshoni mentalitetin, përgatituni për të keqen” – Evropa përgatit qytetarët e saj për lu*ftë
Udhëzues për mbijetesë, grumbullim dhe stërvitje për evakuim masiv. Evropa...
-
Zgjedhja e kancelarit gjerman, me gjasë më 6 maj
Kryetari i CDU-së Friedrich Merz duhet të zgjidhet më 6 maj si kancelari i ri...
-
Policia në Leposaviq gjen një tendë me bimë kana*bisi të mbjella
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një tendë e improvizuar me bimë...
-
Arrestohen dy vajza, sulm*uan fizikisht tri të tjera në diskotekë dhe më pas me veturë goditen edhe policen
Dy vajza janë arrestuar dje pasi kishin sulmuar fizikisht tri të tjera në një...
-
Trump i bën thirrje Putinit t’i jap fund luf*tës: Vepro më shpejt, mijëra njerëz po vde*sin
Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi Rusinë në postimin e tij në platf...
-
Arrestohet një person lidhur me vde*kjen e dyshimtë të 26 vjeçares dje në Lakrishtë
Është arrestuar një i dyshuar për rastin e vdekjes së 26 vjeçares dje në Pris...
-
Osmani takon ministrin e jashtëm të Kenias, e falënderon për njohjen
Presidentja Vjosa Osmani, teksa po qëndron në Antalia të Turqisë, ka takuar m...
-
Osmani pret që Kongresi ta kalojë rezolutën që kërkon drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Kongresistët amerikanë përmes një rezolute të propozuar kanë kërkuar drejtësi...
-
Ngricat shkatërrojnë bujqësinë në Kosovë, pritet rritje e çmimeve dhe varësi nga importi
Fermerët në prag të humbjes totale, rrezikohet shtrenjtimi i frutave dhe ...