KMDLNJ: Gjykata vendosë për Klan Kosovën, ajo vazhdon punën
Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 31 July 2023
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut, ka thënë se Gjykata kompetente duhet ta thotë fjalën e fundit në lidhje me rastin e Klan Kosovës.
Ata me anë të një komunikate të lëshuar, kanë potencuar se reagimet e komunitetit gazetar është krejtësisht i arsyeshëm.
KMDLNj ka thënë se është kundër çdo situate kur pushteti mbyllë mediat përveç rasteve kur gjykata e merr një vendim të formës së prerë.
“Kohëve të fundit rreth Klan Kosovës është bërë një presion i madh deri në kohën kur ARBK–ë i hoqi licencën e punës e që fjalën e fundit do ta thotë Gjykata kompetente”.
Reagimi i opinionit është ndarë në dysh si asnjëherë më parë; komuniteti i gazetarëve, opozita dhe shoqëria civile sikur edhe ndërkombëtarët, në emër të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, si vlera demokratike dhe të drejta të njeriut janë në mbështetje të Klan Kosovës kurse pozita, në emër të zbatimit të ligjit dhe parregullsive gjatë regjistrimit si dhe veprimtarisë, është 100 përqind në anën e MINT që ka qenë nismëtar dhe finalizues i heqjes së licencës së punës përmes ARBK-së”, thuhet në reagim.
“Opinioni kosovar dhe ai që ka mungesë të mjaftueshme të informatave rreth këtij rasti, ka mbetur në udhëkryq duke mos e pasur situatën e qartë për këtë. Reagimi i komunitetit gazetar është krejtësisht i arsyeshëm; e bënë për ta mbrojtur veten dhe punën e tyre kurse reagimi i opozitës gjithashtu është i kuptueshëm për faktin se paraqet rast të mirë për ta luftuar pozitën”.
“Reagimi i ndërkombëtarëve është reagim tipik oportunist dhe në linjë me inetereset politike që i kanë. Pozita nuk ka si të reagojë ndryshe, në të kundërtën, ministren Hajdari duhet ta dërgojë në shtëpi dhe të gjithë ata që janë në përkrahje të saj. KMDLNj –ë është kundër çdo situate kur pushteti mbyllë mediat përveç rasteve kur gjykata e merr një vendim të formës së prerë. Edhe në rastin konkret, KMDLNj –ë vlerëson se është dashur të pritet një vendim i gjykatës përkatëse, para se politika t’i vendosë dryrin Klan Kosovës sot e nesër apo më vonë ndonjë mediumi tjetër”.
“Rasti i Klan Kosovës duhet të hetohet nga Policia aq më parë që ka pasur nguti dhe tejkalim të procedurave brenda MINT-it që përfundimi të jetë ashtu si është. Për rastin e Klan Kosovës kanë pësuar edhe të punësuar brenda MINT –it dhe çështja është më e ngatërruar sa që duket në shikim të parë. Këtu nuk mund të jenë dy të vërteta; nëse Klan Kosova ka vepruar në kundërshtim me ligjin atëherë duhet t’i bindet ligjit dhe, në anën tjetër nëse MINT ka shkelur ligjin në përpjekje për të disiplinuar mediet atëherë shkelësit duhet t’i nënshtrohen përgjegjësisë ligjore. Për KMDLNj –në është shumë shqetësues linçimi publik që i bëhet disa gazetarëve dhe analistëve duke i cilësuar si argatë të Serbisë, antikombëtarë, të shitur apo edhe legenë ndërsa Policia e Kosovës, ndonëse këto akuza linçuese janë publike, nuk e ndërmerrë asnjë veprim, qoftë edhe për parandalim për t’u marrë pastaj me pasojat”.
“KMDLNj –ë është i sigurt se Klan Kosova nuk do të mbyllet dhe se këtë çështje e kanë të qartë të gjitha palët “ndërluftuese“ por tërë këtë e bëjnë si luftë për zhvendosje të vëmendjes apo përforcim të pozicioneve që i kanë”.
“Të akuzoni dikend se është spiun i Serbisë, tradhëtar, se merr para nga Serbia dhe Rusia, pa ofruar asnjë provë është e papranueshme dhe e pafalshme, si në aspektin moral, profesional dhe ligjor. Prandaj, KMDLNj –ë insiton që hetimet të shkojnë deri në fund pas së cilave do të caktohej përgjegjësia konkrete, në përputhje me provat. Të bësh thirrje publike për mbyllje të mediave, pa asnjë vendim gjyqësor është hapje e derës që shpie në një autokraci dhe dhunim të lirisë së fjalës. Për KMDLNj kjo është e papranueshme dhe e dënueshme!”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...