KMDLNj bënë thirrje për fushatë konstruktive, partitë politike të eliminojnë gjuhën e urrejtjes
Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 01 June 2017
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka thënë se zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit 2017 ishin kërkesë konsensuale e opozitës si dhe vullnet i PDK – së si partner koalicioni qeverisës me LDK – në e cila ishte kundër këtyre zgjedhjeve.
“Në fushatën e pashpallur elektorale që ishte në kundërshtim me vendimet e KQZ –së subjektet politike lidhën koalicione parazgjedhore sikur edhe pranuan anëtarë të rinjë, kryesisht nga OJQ –të, mediet dhe fusha akademike. Gjatë fushatës jozyrtare ku pjesëmarrë ishin të gjitha koalicionet dhe partitë politike përveç akuzave të ndërsjella, fyerjeve, kërcënimeve dhe përpjekjes për cënim të personalitetit, pati edhe sulme fizike ndaj anëtarëve të koalicioneve por edhe të partive politike që është e papranueshme për një proces të drejtë zgjedhor, që nga fillimi i fushatës e deri në ditën e votimit”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Më tej në reagim KMDLNj thekson se “serbët e Kosovës që nuk pranuan të jenë pjesë e Lista Srpska – mekanizëm parapolitik dhe parashtetrorë i Serbisë në Kosovë iu nënshtruan kërcënimeve nga Beogradi, që nga presidenti Vuçiq e deri te socialshovenisti Vulin dhe për pasojë u detyruan të largohen nga lista, u hoqën nga lista pa pëlqimin e tyre deri te rrezikimi i jetës siç ishte rasti i fundit i sulmit me armë zjarri ndaj A. Jabllanoviq që deshi të marrë pjesë në zgjedhjet jashtë subjektit politik të Serbisë në Kosovë – Lista Srpska”
KMDLNj i dënon ashpër të gjitha këto veprime që ndikojnë në mbarvajtjen e fushatës dhe ditës së votimit duke kërkuar që të krijohen kushte dhe mundësi të barabarta për të gjithë ata që marrin pjesë në zgjedhje pavarsisht përkatësisë etnike, fetare, gjinore, moshore, statutit shoqëror, bindjeve politike, statusit ekonomik dhe kulturor sepse kjo është e drejtë elementare e njeriut për të zgjedhur apo për t’u zgjedhur si dhe detyrim ligjor i shtetit për të krijuar, ruajtur dhe siguruar kushte për një proces zgjedhor demokratik dhe jodiskriminues.
“KMDLNj kërkojnë nga subjektet garuese qoftë koalicione apo parti politike të eliminojnë gjuhën e kërcënimit, urrejtjes dhetë përjashtimit duke demonstruar një kulturë demokratike me ç’ rast do t’i shpalosin programet e tyre ekonomike, sociale, zhvillimore, arsimore, kulturore, politike etj., si ofertë për t’i fituar votat nga elektorati. Çdo veprim tjetër do të degradonte procesin zgjedhor duke e bërë atë jo të besueshëm rezultatet e së cilës do të kundërshtohen e që nënkupton se procesi do të kthehej prapa.
KMDLNj thërret për një fushatë konstruktive që është parakushti kryesorë të pranohen rezultatet e zgjedhjeve, pavarësisht kush do të fitojë, në mënyrë që të krijohet një stabilitet politik dhe një qeverisje të cilën e duan qytetarët e Kosovës dhe për të cilën do të përcaktohen përmes votimit!”, thuhet në reagim.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...