Sport

Klubi i Liverpoolit tregon se në sa ndeshje do të mungoj Thiago pas lëndimit që e pësoi në fundjavë

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 20 September 2021

Thiago Alcantara pësoi një lëndim në takimin që Liverpooli e fitoi të shtunën ndaj Crystal Palaces me rezultat 3-0 në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Mesfushori spanjoll u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 62’, pasi nuk ishte në gjendje të vazhdonte më.

Pas këtij lëndimi ish-futbollisti i Barcelonës dhe Bayern Munchenit do ti mungoj Liverpoolit në dy takimet e radhës.

-Advertisement-

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Liverpoolit përmes një komunikate për media.

Thiago do ti mungoj Liverpoolit në takimin e së martës ndaj Norwich Cityt në Carabao Cup dhe në sfidën e së shtunës ndaj Brentfordit në Premierligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera