Sport

Klubi holandez jep vendimin ekstrem për tifozin agresor!

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 21 March 2023

Klubi holandez i PSV Eindhovenit është treguar i ashpër me tifozin që sulmoi portierin serb Dmitrovic në ndeshjen e Europa League-s.

Drejtuesit e kësaj skuadre kanë marrë vendimin që agresorit t’i ndalohet hyrja në “Philips Stadion” për 40 vitet e ardhshme.

Një sanksion që u shtohet tre muajve që ai po vuan në burg, njëri prej tyre me kusht, dhe urdhrit të Ministrisë Publike të Holandës për të mos iu afruar rrethinave të stadiumit.

-Advertisement-

Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, PSV saktëson:

“Personi që hyri në fushë gjatë ndeshjes PSV – Sevilla dhe sulmoi portierin e skuadrës spanjolle nuk do të jetë i mirëpritur në “Philips Stadion” për dyzet vitet e ardhshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera