Sport

Klubi anglez ka një propozim interesant, ndeshjet e Premierligës të zhvillohen në Kinë

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 02 April 2020

Përhapja e coronavirusit në Angli bëri që të gjitha ndeshjet e Premierligës të pezulloheshin për një datë të pacaktuar, shkruan Gazeta inFokus.

Nuk dihet se kur do të mund të rinisë përsëri liga më e fortë në botë, por ka pasur zëra të ndryshëm që të anulohet krejtësisht kampionati.

Por, shumica e klubeve janë që të vazhdoj ky kampionat, pasi do të humbshin miliona euro.

-Advertisement-

Nesër do të mbledhin zyrtarët e 20 klubeve të Premierligës, ku pritet të diskutohet se kur dhe si mund të rifilloj kampionati.

Mediat në Angli bëjnë të ditur së nja nga klubet që do të jetë pjesë e mbledhjes do të propozoj që Premierliga të vazhdoj të zhvillohet në Kinë, pasi atje tashmë është larguar coronavirusi.

Kujtojmë së kur kanë mbetur edhe 9-të ndeshje deri në fund, Liverpooli i Juren Kloppit është vetëm dy fitore larg shpalljes kampion pas 30 vite pritje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera