Klosi flet për sezonin turistik në Shqipëri: Presim mbi 1 milion turistë në muajin gusht
Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 17 July 2021
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi në një intervistë për KosovaPress thotë se sezoni turistik i këtij viti është shumë më i mirë se i vitit të kaluar. Duke shpresuar që në muajin gusht të ketë mbi 1 milion turistë që e vizitojnë bregdetin shqiptar, Klosi thotë se Shqipëria është një vend i sigurt për të bërë pushimet verore. Derisa thekson se janë bërë gjitha përgatitjet që në ofertën turistike të ketë shërbime cilësore.
Megjithatë, Klosi thotë se duhet të ketë kujdes edhe me pandeminë COVID-19 sepse e njëjta ende nuk ka mbaruar.
“Është një sezon që padyshim është shumë i mirë sesa sezoni i vitit të kaluar, por akoma nuk e ka gjetur atë entuziazmin e plotë, atë që ka që qenë në Shqipëri para viti 2019. Akoma pandemia nuk ka mbaruar dhe këto situata të pandemisë janë akoma në një moment që nuk ka shkuar drejtë fundit të plotë. Akoma ka dilema për pandeminë, a do të rikthehen numrat e infeksionit. Megjithatë Shqipëria është shumë mirë, kemi numra të ulur të infektuarave, kjo na bënë shumë optimist se sezoni do të jetë shumë i mirë dhe do të kemi prurje. Por, për sa kohë që kufijtë e BE-së janë disa të hapur, disa me probleme, prapë do të kemi vështirësi. Sidoqoftë ky vit do të jetë shumë i mirë, sa i përket turizmit të rajonit tonë të Shqipërisë me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut”, thotë ai.
Klosi shprehet optimist edhe për numrin e madh të turistëve që do ta vizitojnë Shqipërinë ditëve në vijim.
“Shpresoj shumë që kaloj milionin, e sidomos në muajin gusht kemi mbi 1 milionë turist të huaj që hynë në Shqipëri. Falë edhe vet shqiptarisë që bënë turizëm në Shqipëri. Për sektorin e plazhit për bregdetit do të jenë shifra të mira dhe konsiderueshëm”, deklaron Klosi.
Ai i bënë thirrje gjithë turistëve se Shqipëria është vend i sigurt për të bërë pushimet verore.
“Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend i sigurt. Forcat e rendit përpiqen shumë që të garantojnë situata të kontrolluar sa i përket ruajtjes së rendit. Na vjen keq për ndonjë ngjarje që ka ndodhur, por ajo që kërkojë është që të ketë një administrim të mirë të situatës sa i përket sezonit turistit”, thotë ai.
Ministri Klosi vlerësoi edhe hapjen e resorit “ARIA Karpen Resort & SPA” në Karpën të Kavajës.
“Është një investim interesant sepse bëhet në një zonë pak të njohur të bregdetit shqiptar, por me potencial të jashtëzakonshëm. E gjithë zona e Karpeve është më një det të mrekullueshëm dhe investimi i shërben shumë kësaj zone. Pa dyshim ka nevojë këtu të ketë një plan zhvillimi të mos kemi një dyndje të madhe, por të kemi biznes. Ky investim i konsiderueshëm shkon realisht në ngritjen e një destinacioni turistik në Adriatik”, shton ai.
Të tjera
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...