Sport

Klopp tenton t’i “rrëmbejë” United objektivin e merkatos

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 17 October 2022

Jurgen Klopp po përballet me mungesa të shumta në mesfushë dhe trajneri i Liverpoolit po pret me padurim merkaton e dimrit për të përforcuar skuadrën e tij.

Jude Bellingham është dëshira e madhe e 55-vjeçarit, por sigurimi i talentit anglez në janar është një mision i vështirë dhe “The Reds” do të nisin ofensivën e tyre për 19-vjeçarin e Dortmundit verën e ardhshme.

Katalanasja Sport.es shkruan se Liverpooli po tenton Frenkie De Jong, i cili ishte shumë afër kalimit te Manchester United në merkaton e verës. “Djajtë e Kuq” arritën akordin me Barcelonën (85 milionë euro), por mesfushori holandez refuzoi transferimin në “Old Trafford”.

-Advertisement-

Tani e do Klopp te Liverpooli, aty ku i siguron një fanellë titullari dhe një rol si protagonist. Drejtuesit e nënkampionëve të Anglisë po përgatitin një ofertë zyrtare për 25-vjeçarin dhe homologët e Barçës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera