Sport

Klopp, me ide të qarta/ Kërkon talentin e RB Leipzig

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 22 April 2022

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop i ka të qarta idetë për të përforcuar mesin e fushës për sezonin e ardhshëm. Gjermani u ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë maksimumin për t’i shkëputur RB Leipzigut, Konrad Laimer.

Për të arritur te kartoni i austriakut më parë “The Reds” duhet të mposhtin edhe konkurrencën e klubeve si Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester United dhe Tottenham që janë vënë në ndjekje të futbollistit.

Duke parë interesimin për 24-vjeçarin, Leipzig shpreson në hapjen e një ankandi gjatë verës, çka do t’i siguronte të ardhura të mëdha klubit. 24-vjeçari është i lidhur me gjermanët deri në vitin 2023 dhe vlerësohet rreth 26 milionë euro, shumë që mund të vazhdojë të rritet falë konkurrencës së krijuar mes klubeve që janë në ndjekje të lojtarit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera