Sport

Klitschko thyen heshtjen

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 03 June 2017

Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko ka thyer sot heshtjen dhe ka folur për herë të parë për duelin e humbur më 29 prill ndaj Anthony Joshua. Ajo përballje u ndal në raundin e 11-të, me britanikun që fitoi me nokaut teknik, një sfidë që deri në ato moment po fitohej nga Klitschko me pikë.

Në një deklaratë të lëshuar për media, Klitschko u shpreh se deri në raundin e 11-të taktika e tij po funksiononte dhe se ndihej fitues.

“Isha vetëm disa grushte larg fitores, sidomos në raundin e 6-të, kur hodha Joshua në tapet. Unë duelova për ta fituar atë duel, por dështova të arrij objektivin tim dhe rivali im triumfoi. Por, pavarësisht rezultatit dhe pavarësisht se mund të duket absurde, unë u largova nga ringu si fitues”, tha Klitschko, tashmë 41 vjeçar.

-Advertisement-

“Nëse ai duel do të vazhdonte me atë ritëm deri në fund, ju garantoj me 100% se do ta fitoja atë përballje me Joshua. Isha përgatitur mjaft mirë, dueloja ndaj një kampioni dhe ndiej se ka qenë paraqitja më e mirë e imja në ring. Të fitoja sërish titullin kampion bote ishte një obsesion për mua, ndaj dhashë gjithçka kisha brenda meje në atë sfidë”.

“Por në fund Joshua pati shansin të rikuperojë disavantazhin, të gjente momentin e duhur për të përmbysur atë duel. Megjithatë, edhe me këtë humbje, unë ndiej se kam arritur një sukses të madh. Fansat e mi anembanë botës e kanë përshëndetur paraqitjen time. Madje edhe rivali im tregoi respekt për mua”, deklaroi Klitschko, që ende nuk ka vendosur nëse do të zhvillojë revanshin, sipas kontratës, apo do të tërhiqet përfundimisht nga sporti”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera