Klitschko: Pushtimi rus prek drejtpërdrejt Gjermaninë
Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 03 April 2023
Pushtimi rus në Ukrainë prek drejtpërdrejt Gjermaninë, ka thënë kryetari i Kievit, Vitali Klitschko të hënën, teksa ka takuar zyrtarët gjermanë në Hamburg, qytetin ku ai, dhe vëllai i tij Vladimiri, e kanë nisur karrierën në boks.
Klitschko ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, po synon të rikrijojë Bashkimin Sovjetik.
“Dhe ju gjermanët, nuk duhet të harroni se një pjesë e Gjermanisë, ku Putin ka punuar me vite si agjent i KGB-së, ka qenë, po ashtu, pjesë e një perandorie më të madhe sovjetike ruse”, ka shtuar ai.
Ukraina tani është duke luftuar për të mbrojtur “secilin prej jush kundër Putinit”, ka thënë mes tjerash Klitschko, ish-kampion botëror në boks, teksa ka folur në sallën e qytetit të Hamburgut, bashkë me kryetarin e qytetit, Peter Tschentscher.
“Ne, më përpara do të jetonim pa ujë dhe pa rrymë, sesa me ushtarë rusë. Ne jemi duke luftuar për të ardhmen tonë evropiane”, ka thënë ai, duke e përshkruar pushtimin jo si luftë, por si terrorizëm dhe gjenocid.
Duke e përshkruar shkatërrimin e Kievit, Klitschko ka thënë se 162 civilë kanë vdekur si pasojë e armiqësive, përfshirë pesë fëmijë, dhe se gati 800 ndërtesa janë shkatërruar.
Rusia ka tentuar që disa muaj që të rrisë presionin ndaj civilëve, duke ua sulmuar infrastrukturën kritike, çka ka rezultuar më pas me mungesa të rrymës.
“Ky ka qenë dimri më i vështirë ndonjëherë për qytetin tonë. Mirëpo ne kemi vazhduar përpara dhe kemi luftuar”, ka thënë ai.
Klitschko ka qenë i shoqëruar nga vëllai i tij, Vladimiri, i cili, po ashtu, është shpallur kampion në boks.
Ky udhëtim shënon përvjetorin e parë të paktit të solidaritetit në mes të Kievit dhe Hamburgut.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/
Të tjera
-
Besnik Tahiri vlerësohet si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deput...
-
Knaus: Vuçiqi po bën fushatë të suksesshme kundër Kosovës në KiE
Kosovës iu miratua raporti pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 1...
-
Thaçi: Ndjehem keq për fiaskon e Kurtit në Maqedoni, u vërtetua mungesa e autoritetit moral e të parit të Kosovës atje
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve presiden...
-
Oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin për Ranger në ShBA
Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organi...
-
Edhe mbi 1600 persona të zhdukur nga lu*ta e fundit, MPJ: Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës
Në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Ministria e ...
-
Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim ngasje për 6 muaj
Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj nd...
-
LDK-ja në Ditën e të Zhdukurve: Kosova nuk mund të gjejë qetësi pa ditur për fatin e tyre
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit n...
-
Tërmet në Itali
Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës rihter janë regjistruar mëngjesin...
-
Kurti për Asociacionin: Ahtisaari parasheh një bashkëpunim ndërkomunal, por larg asaj që kërkon Beogradi
Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës n...
-
Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdit...
-
Konfirmohet aktakuza ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-kryeshefit ...
-
Pla*osen dy burra në Ferizaj, policia jep detaje
Dy persona janë plagosur në Ferizaj nga persona të panjohur. Pas trajtimit...