Klinti Çollaku, fitues i “The Voice of Albania 6”

Autori: Gazeta inFokus
08:53 | 20 May 2017
“The Voice of Albania 6” ka mbyllur rrugëtimin mbrëmjen e sotme, me natën e madhe finale, duke kurorëzuar fitues të këtij edicioni, Klinti Çollaku.
Një mbrëmje e mbushur me emocione të shumta, ku katër finalistët ishin Anxhela, Klinti, Lisi dhe Lidia, por në fund ishte konkurrenti i trajnerit Alban Skënderaj, Klinti Çollaku, që triumfoi duke u zgjedhur si “The Voice of Albania”.
Pas interpretimeve të para, ishin Klinti Çollaku dhe Lidia Lufi që vazhduan garën me votat e publikut, ndërsa Lis Asllanaj dhe Anxhela Elmazi lanë garën. Më tej, të dy finalistët performuan në duet me trajnerët personalë, konkretisht Lidia me Rona Nishliun dhe Klinti me Alban Skënderajn.
Përveç interpretimeve të mrekullueshme dhe plot emocione të konkurrentëve, në këtë finale interpretoi edhe i ftuari special Mohombi.
Emocionet në natën finale vazhduan edhe më tej, pasi një nga trajneret e “The Voice”, Besa promovoi këngën e saj më të re “Mos m’lej me ra”, kënduar në bashkëpunim me reperin kosovar Elinel.
Por “qershia mbi tortë” e kësaj nate, ishte këngëtari i famshëm shqiptar, Albert Stanaj, i cili ka qenë i ftuar edhe në emisionine shoë man-it të famshëm Jimmy Fallon. Stanaj performoi dy këngë, “live” dhe ekskluzivisht për “The Voice”, duke ndezur në maksimum atmosferën në skenë.

Të tjera
-
Mjekët që u kujdesën për babain e Thaçit u shkojnë për ngushëllime, familja i falënderon për përkushtimin e treguar
Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohje të thellë për m...
-
Me një biletë 3 euro fiton mbi 88 milionë euro në lotari
Një fitore e jashtëzakonshme në SuperEnalotto u realizua në Romë dhe fituesit...
-
Rashiti: Hyseni i përfshirë në korrupsion dhe kr*im urbanistik, fshihet pas grave
Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, e ka akuzuar kryetarin e ...
-
Haradinaj: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Selca, qëndroi tërë jetën i palëkundur në idenë shqiptare
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka vdekur bashkëluft...
-
Syla për mungesën e Familjes Jashari në varrimin e Haxhi Thaçit: Nuk po ndihen mirë pas humbjes së zgjedhjeve
Gazetari Valon Syla ka kritikuar mungesën e disa figurave politike dhe të fam...
-
Agim Veliu reagon pasi Lumir Abdxhiku dhe dega në Podujevë u mblodhën për ta shënuar 35 vjetorin e themelimit të LDK’së atje
hvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdojnë të komentoh...
-
Në kryeqytet kapen 34 qen endacakë, dërgohen në strehimore
Në Prishtinë, Ekipi i Menaxhimit të Qenve Endacakë përgjatë ditës së enjte ka...
-
Vd*es Qaush Selca, ish-komandant i UÇK’së për Baran dhe i burgosur politik
Ka vdekur ish-komandanti i shtabit lokal të UÇK-së në Baran gjatë viteve 1998...
-
E tmerrshme në Ferizaj: Djali e rrah brutalisht nënën deri në alivanosje, e kërcënon me vrasje
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin t...
-
Ndryshime në ekipin e Ramës: Sokol Havolli merr detyrën si Drejtor i Infrastrukturës në Prishtinë
Sokol Havolli do të jetë Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e...
-
‘Unë s’jam i kënaqur’, Haliti: PDK ka hy në zgjedhje me projekt për të dal partia e parë
Xhavit Haliti nga PDK i cili në zgjedhjet e fundit nuk mori votat e mjaftuesh...
-
Osmani pret në takim zyrtaren e lartë amerikane, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ngarkuarën me Punë të...