Lajme

Klinaku: Urojmë festën e 28 Nëntorit gjithë popullit shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 28 November 2022

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë homazhe te varrezat e Jasharëve, ku edhe ka uruar Shqipërinë për ditën e pavarësisë, shkruan Gazeta inFokus.

Klinaku duke kujtuar kontributin e dëshmorëve për këtë ditë, ka uruar festën e flamurit edhe në emër të bashkëluftëtarëve të cilën gjenden në Hagë.

“Kjo ditë koincidon me ditëlindjen e komandantit Adem Jashari. Po ashtu, dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës në vitin 1997 ku Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj dalin publikisht në emër të UÇK-së, i tregojnë popullit të Kosovës se këtu ka zot dhe këtu do të luftohet për çlirimin e tokave të Shqipërisë. Ashtu siç ishte betimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në emër të OVL-së iu urojme gjithë shqiptarëve, urime kjo ditë po ashtu edhe në emër të bashkëluftëtarëve në Hagë që gjenden prapa grilave në Hagë, iu urojmë po ashtu festën e 28 Nëntorit gjithë popullit shqiptar”, tha ai./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera