Lajme

Klinaku: O të përfundonim në kampet e refugjatëve, ose të organizoheshim në një rezistencë të gjithanshme

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 28 October 2020

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së, Faton Klinaku ka dalë në mbrojtje ndaj gjykimit të bashkëluftëtarit të tij, Sali Mustafa, madje ai është drejtuar në vetën e parë njëjtë siç u deklarua sot komandat “Cali”, para Tribunalit Special.

“Unë Salih Mustafa, ish-luftëtar i lirisë dhe ish-pjesëtar i UÇK-së, duke besuar thellë në betimin e ushtarit të UÇK-së, dhe moralin e bashkëluftarëve të mi, duke qenë thellë i bindur se lufta për liri dhe pavarësi e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme. Sepse okupimi i gjatë dhe regjimi fashist me përmasa gjenocidiale i Slobodan Millosheviqit si dhe pas luftërave të përgjakshme të këtij kasapi në Kroaci e Bosnjë, mua dhe popullit tim nuk na kishte lënë shumë zgjidhje. O të përfundonim në kampet e refugjatëve në Evropën Perëndimore, pa nderë pa atdhe e pa liri, ose të organizoheshim në një rezistencë të gjithanshme, që kulmoi me luftën çlirimtare për liri, pavarësi e shtet demokratik”, ka shkruar Klinaku në rrjetin e tij social Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera