Lajme

Klinaku: Kthimit të Ligjit për Specialen i gëzohen VV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 23 Tetor 2026

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka thënë se zhvillimet rreth Ligjit për Gjykatën Speciale kanë ndikuar edhe në dorëheqjen e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në një deklarim për KosovaLive, Klinaku ka vlerësuar se nga rikthimi i këtij ligji në Kuvend do të gëzohen Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe disa përfaqësues të PDK-së.

Ai ka thënë se nuk e di se kush po merret me çështjen e rikthimit të ligjit në Kuvend.

-Advertisement-

Sipas Klinakut, Aleanca është e vetmja parti që po reagon lidhur me këtë çështje.

Ai ka theksuar se e vetmja kjo parti, po e kundërshton rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, si dhe ndryshimin e tij.

Advertisement

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy