Lajme

Klerët fetarë shkojnë në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK’së

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 09 September 2022

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nesër do të kenë mysafirë shumë të veçantë.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se në Hagë tashmë ka arritur një delegacion i klerikëve fetarë nga Kosova, të cilët nesër do t’i vizitojnë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim.

Pjesë e këtij delegacioni janë kreu i BIK, Naim Tërnava, kreu i Ipeshkvisë, Imzot Dodë Gjergji dhe Pastori i Kishës Protestante të Kosovës, Artur Krasniqi.

-Advertisement-

“Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërvana, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe Pastori i Kishës Protestante të Kosovës, Artur Krasniqi, gjenden tashmë në Hagë. Ata do t’i vizitojnë krerët e UÇK-së”, ka thënë një burim i afërt me mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.

Ndryshe, kjo është hera e parë që një delegacion ndërfetar viziton krerët e UÇK-së, të cilët tash e dy vjet gati gjenden në paraburgim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera