Sport

Reagon Komisioni i KF “Liria”: Zbulohet falsifikatori i Lirisë

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 14 January 2020

Lista e fundit e publikuar në media me emrat e personave nënshkrues për thirrje të Kuvendit Zgjedhor, ose për futje në Rend të Ditës votëbesimin e kryetarit Agim Ademi, zbulon edhe një kuriozitet prizrenas me përmasa tragjikomike,  të mjeranëve që po tentojnë që emrin e KF “Liria” ta baltosin deri në përmasa të krimit të heshtur.

Në këtë listë të emrave në emër të KF “Liria” është Arbert Oreshka, një person me mbiemër të ngjashëm më drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sigurisht i afërt i tij, dhe i cili nuk e ka asnjë lidhje më KF “Liria”, dhe nuk e ka pasur asnjëherë.

Si u kontabandua ky emër në listën e nënshkrimeve dhe kush e delegoi është pyetja të cilën duhet ta zbardhin organet e drejtësisë.

-Advertisement-

Ky fakt i zbardhur sot nga mediat e zbardhë edhe një të vërtet të dhimbshme. Lojën “kriminale” me KF “Liria” nga emra që nuk dihet as kë e përfaqësojnë dhe as nga kush janë deleguar.

Arbert Oreshka nuk është asgjë tjetër pos një falsifikator, prandaj komisioni për menaxhimin e KF “Liria” e dënon ashpër veprimin e këtij falsifikatori dhe i bënë thirrje organeve kompetente që  të ndërmarrin hapa konkret për këtë falsifikator.

Komisioni i Kf Liria e mbështet fuqishëm punën dhe sukseset e FFK, dhe është kundër veprimeve që e dëmtojnë futbollin e Kosovës, nga persona falsifikatorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera