Sport

Këta katër lojtarë pritet t’i bashkohen Kombëtares së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 19 March 2019

Kosova mund të ketë prurje të mëdha për këtë vit 2019.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mund t’i afroj disa lojtarë që po shkëlqejnë nëpër Evropë.

Bernard Challandes ka konfirmuar se Përfaqësuesja jonë është në negociatat me disa lojtarë tejet premtues.

-Advertisement-

Trajneri zviceran ka bërë me dije se ata janë duke punuar në afrimin e lojtarëve si, Meritan Shabani, Florent Muslija, Bastien Toma dhe Elvis Rexhbeçaj.

Challandes ka thënë se ai është optimist se lojtarët do të pranojnë ta prezantojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare, e që do të ishte edhe një lajm i mirë dhe për të, duke marrë parasysh cilësitë që i posedojnë këta lojtarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera