Sport

Kastriot Rexha: Vazhdimisht ekziston rreziku nga infektimi me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 29 September 2020

Elita e futbollit kosovar ka filluar me 18 shtator sezonin e ri 2020/2021, shkruan Gazeta inFokus.

Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Institucionet e Shtetit, vendosen që Superligën ta nisin pa i testuar lojtarët për koronavirus.

Fillimi i kampionatit pa testim po del të jetë rrezik për shëndetin e futbollistëve.

-Advertisement-

Kështu ka deklaruar njëri prej sulmuesve më të mirë në vendin tonë, Kastriot Rexha.

Futbollisti i skuadrës së Dritës në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se vazhdimisht janë të rrezikuar nga virusi.

“Po skuadra jonë kohen e fundit ka bërë shumë testime për ‘Covid-19’, pasi kemi pas edhe paraqitje në Evropë dhe të gjithë kemi rezultuar negativ. Po është e vërtetë se ekziston rreziku nga virusi, mirëpo është vendosur që të filloj dhe e kemi obligim të paraqitemi në këto takime. Vazhdimisht ekziston rreziku, sidomos në këto momente kur nuk ka edhe testime”, deklaroi Rexha.

Kastriot Rexha dhe skuadra e tij, Drita, akoma nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje në Superligë këtë sezon, pasi luajtën në garat evropiane, konkretisht në Evropa Ligë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera