Shëndetësi

Kjo vitaminë ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi!

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 01 October 2020

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë në gjithë botën.

Personat e sëmurë me COVID-19 kanë më pak mundësi të vdesin ose të kenë forma të rënda të sëmundjes, nëse kanë mjaft vitaminë D në sistemet e tyre, sipas një studimi nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Bostonit.

“Duke analizuar mostrat e gjakut nga 235 pacientë të shtruar në spital me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi i ri SARS-COV2, pamë një zvogëlim të konsiderueshëm të rrezikut për rezultate të padëshirueshme klinike te personat që kishin sasi të mjaftueshme të vitaminës D”, thanë studiuesit.

-Advertisement-

Analiza sugjeron se pacientët të cilët kanë mjaftueshëm vitaminë D kanë 51,5 % më pak të ngjarë të vdesin, krahasuar me ata të vlerësuar me mangësi të kësaj vitamine.

Sipas Michael F. Holick, bashkautor në studim, gjetjet e botuara në revistën shkencore “PLOS”janë provë e drejtpërdrejtë se vitamina D në sasi të mëdha mund të zvogëlojë ndërlikimet e shkaktuara nga infeksion i koronavirusit të ri. /DPA/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera