Sport

Kjo super përballje zhvillohet sot në stadiumin ‘Agron Rama’

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 21 April 2018

Java e 26-të, në ligën e parë të Kosovës do të jetë më e rëndësishmja e këtij viti, shkruan infokusi.

Arsyeja është e kjart, sepse në stadiumin “Agron Rama”, në qytetit e Obiliqit, do të zhvillohet ndeshja kryesore për pozitën e parë në rënditje tabelare.

LEXO EDHE: KF Feronikeli gati për sfidën e radhës

-Advertisement-

KF KEK-u e pret skuadrën e KF Vushtrrisë në një përballje që pritet të jetë e zjarrt dhe me emocione të papërshkrueshme.

Aktualisht KEK-u zë poziten e parë vetëm dy pika larg skuadrës nga Vushtrria. Qyteti i Obiliqit është mobilizuar së bashku më tifozët elektricistët për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës drejt Superligës.

Grupi i tifozave elektricistat dhe zyrtarët e skuadrës së KEK-ut, si pas burimeve të afërta me klubin janë gati për këtë sfidë të rëndësishme ku si pas tyre me këtë fitore ndaj skuadrës së Vushtrrisë janë skuadra më e re e Superligës së Kosovës.

Kjo super përballje zhvillohet sot në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq me fillim nga ora 15:00. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera