Sport

Kjo skuadër ka mbrojtjen më të mirë në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 27 March 2018

Ernesto Valverde ka sjellë fortësi në mbrojten e skuadrës së Barcelonës, dhe tani ai ka mbrojtjen më të mirë në Evropë, shkruan infokusi.

Barca po kalon nëpër një periudh fenomenale të rezultateve dhe me këtë ecuri mund të mbyll sezonin pa humbje.

Është mbrojtja, që ka qenë e pakalueshme, kjo ka ndikuar edhe në paraqitjet e mira të Lionel Messi dhe Luis Suarez të cilët janë paksa më të lirë dhe nuk kanë shumë shqetësime rreth asaj se çka po ndodh mbrapa.

-Advertisement-

Qëllimi i Valverde kur ai erdhi në klub ishte për të ndërtuar një ekip më të fortë, se ai i Luis Enrique. Ky qëllim është arritur pasi skuadra ka pësuar shumë më pak gola.

Sergio Busquets dhe Ivan Rakitic janë ata që kanë dhënë përgjegjësi shtesë në  mesfushë pët ta lehtësuar sadopak detyrën e Samuel Umtiti dhe Gerard Pique.

Ekipi katalanas vjen me të dhënat e tyre mbresëlënëse të Ligës së Kampionëve, ku kanë pranuar tetë gola më pak se Manchester City dhe 12 më pak se Juventusi, mbrojtjet e deritashme më të mira në këtë garë.

Në total prej 37 ndeshjeve të fundit në LaLiga dhe Champions League, Barcelona ka pranuar vetëm 15 gola, mesatarisht një në çdo 234 minuta.

Filozofia e Valverde ka sjellë një mbrojtje  tepër të fortë që mund të mbyll një sezon historik në Camp Nou. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera