Lajme

Kjo rrugë në Prishtinë mbetet dykahore – shmangu tollovinë në “Bill Klinton”

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 21 April 2022

Javën e kaluar, komuna e Prishtinës, pati filluar një testim për ndryshimin e rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore.

E kjo sipas zyrtarëve komunal ka rezultuar të ketë sukses.

Halil Halili, udhëheqës i Task Forcës për Komunikacion, në një prononcim për IndeksOnline, ka thënë se kjo rrugë do të vazhdoj të mbetet dykahore edhe më tutje.

-Advertisement-

Halili shtoi se hapja e këtij segmenti ka lehtësuar qasjen e qytetarëve në rrugën “Lakrishtë” dhe “Pejton”.

“Tashmë e dini që kohët e fundit, kryetari Rama ka formuar një task-forcë e cila përbëhet prej 15 anëtarëve professional të lëmisë së komunikacionit rrugor ku është duke u bërë analizë e segmenteve, edhe në atë të lagjes Arbëria ku është marrë parasysh edhe hyrja-dalja në rrugën M2 dhe “Hekurudha”, javën e parë e kemi bë testim, ku ka lëvizja e mjeteve motorike ka rezultuar e suksesshme dhe do të vazhdohet të mbetet në lëvizje dykahore. Nëse ka ndonjë problem në vazhdimësi do të rishikohet dhe të merren masa.

Deri më tani kemi marrë vetëm lavdata prej banorëve të cilët kanë pasur telashe në kyqjen në lagjen “Lakrishtë” dhe “Pejtonit””, tha ai.

Ky segment, sipas Halilit, ka ndikuar edhe në moskrijimin e tollovive në bulevardin “Bill Klinton”.

“Po ashtu, është rregulluar trafiku dhe është zvogëluar numri i mjeteve motorike në rrugën “Bill Kllinton”, ka rënë kogja numri që e shfrytëzojnë këtë rrugë prej që është bë hapja e segmentit të ri.

Ai tha se së shpejti do të vazhdojnë të ndërhyjnë edhe në segmente të tjera, pas përfundimit të analizave, me qëllim që të mos ketë komunikacion të dendur në kryeqytet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera