Sport

Kjo nuk pritej, Klopp me vendim befasues para derbit

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 14 October 2017

Mohamed Salah tani e tutje do t’i ekzekutoj penalltitë te skuadra angleze e Liverpoolit.

Kështu së paku pohon trajneri i kësaj skuadre Jurgen Klopp, i cili është bind në cilësinë dhe qetësinë e egjiptianit në ekzekutimin e 11-metrëshave.

E gjithë kjo pasi që sulmuesi anësor realizoi një gol nga pika e bardhë në të 94 minutë për kombëtaren egjiptiane, e cila vulosi fitoren 2-1 ndaj Congos, gjë që bëri të kthehet në botëror pas 28 vjetëve, Egjiptin.

-Advertisement-

“Pothuajse përjetova një sulm në zemër, mendova se duhej të shkoj atje dhe të merrja situatën. Por, ai e bëri dhe në këto momente po them se është ekzekutuesi ynë numër 1 i penaltive”, tha trajneri gjerman.

Mediat britanike e shohim si të rrezikshëm këtë veprim të Kloppit duke pasur parasysh se Salah ka realizuar 56 për qind të rasteve të penalltive. Theksojmë se 25-vjeçari ka shënuar katër gola në shtatë paraqitje e gjertanishme në sezonin e ri të Ligës Premier ndërsa ka qenë i suksesshëm në 83 për qind të rasteve kur kishte në shënjestër golin e rivalit.

Liverpooli ka pasur dy penalti deri më tani këtë sezon, ku Firmino ka shënuar një herë dhe njëherë nuk është treguar i suksesshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera