Kjo mënyrë depilimi dëmton seriozisht lëkurën
Autori: Gazeta inFokus
15:41 | 18 July 2017
Me afrimin e sezonit të plazhit, është koha të mendosh për të paktën një problem të çdo femre: depilimi. Është një e keqe e domosdoshme sidomos e verës, e cila ka jo pak peripeci.
Mënyrat e depilimit janë nga më të ndryshmet, por kohët e fundit dermatologët kanë vënë alarmin për një metodë, që, me sa duket, nuk duket të jetë aq efikase për lëkurën, përkundrazi, ndikon edhe në plakjen e shpejtë të saj.
Dermatologët theksojnë me forcë se duhet të shmanget përdorimi i kremrave depilues. Përbërja e tyre është plot me kimikate të tilla si hidroksid kalciumi dhe hidroksid kaliumi – kimikate që mund të irritojnë lëkurën, madje ndonjëherë edhe për disa muaj me radhë.
Gervaise Gerstner, dermatolog në New York, thotë se “duhet parandaluar kontakti i kremit me lëkurën (inflamacion i lëkurës), për shkak të djegies që mund të krijojë, madje deri në djegie të shkallës së dytë.
Dr. Rebeca Baxt, një tjetër dermatologe, tregon për Daily News, se kremrat depilues janë më pak të preferuar nga të gjitha opsionet për heqjen e qimeve. Ajo nënvizon: “Irritimi i lëkurës mund të shfaqet menjëherë pas përdorimit, madje mund të zgjasë edhe disa ditë.”
Ka disa shembuj të tmerrshëm që i kanë bërë dermatologët të japin alarmin. Sipas Daily News, një grua vuante nga një djegie e shkallës së tretë, pas përdorimit të Veet-it dhe ekspozimit në diell.
Megjithatë, Dendy Engelman, një kirurg dermatology në NYC, tha për Daily News se “edhe pa u ekspozuar në diell, kam parë njerëz që kanë pësuar djegie pas përdorimit të këtij produkti duke dëmtuar seriozisht lëkurën.”
Dr. Gerstner rekomandon heqjen e qimeve me lazer ose thjesht edhe me brisk në vend të formave të tjera të depilimit.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...































