Lajme

Kjo foto do ju bëjë me lot: Prindërit duke i përcjellë fëmijët e tyre në mërgim

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 14 December 2022

Pamje tejet emocionuese vijnë nga Aeoporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Prej vitesh vendi ynë përballet me ikje masive të të rinjëve, e kjo gjë patjetër që më së shumti i brengos prindërit kur i përcjellin për jashtë shtetit fëmijët e tyre.

Një pamje të rëndë nga këto momente e ka ndarë Burhan Gashi.

-Advertisement-

Prindërit po e shikojnë fëmijën e tyre edhe prapa vrimave të reklamave që ndodhen në Aeroportin e Prishtinës, që e kanë nisur jashtë vendit.

Fotografinë e ka publikuar në Facebook Burhan Gashi, teksa nuk dihet dita e saktë se kur është shkrepur.

“Prindër duke parë nga vrimat deri në momentin e fundit femijën e tyre duke u nise për jashtë shteti! Foto e shkrepur në aeroportin e Prishtinës”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera