Sport

Kjo është arsyeja pse Gjilani do të luaj në stadiumin me bari sintetik ndaj Arbërisë

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 03 March 2021

Gjilani dhe Arbëria do të përballen të shtunën në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Para këtij takimi klubi gjilanas përmes faqes zyrtare në facebook ka njoftuar se ndeshja ndaj Arbërisë nuk do të luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

‘Kuqebardhit’ kanë bërë të ditur se ky ballafaqim do të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

-Advertisement-

Lidhur me këtë vendim të gjilanasve, Gazeta inFokus, ka kontaktuar drejtorin e Gjilanit, Sevdail Robelli.

Ai ka thënë se gjendja e fushës në stadiumin e qytetit në Gjilan është e dëmtuar dhe për këtë arsye kanë vendosur të luajnë në fushën me bari sintetik.

“Fusha e stadiumit kryesor është e dëmtuar dhe nuk po lejon me u zhvillu lojë. Në ndeshjen me Ballkanin na ka krijuar probleme, prandaj kemi vendos me zhvillu ndeshjen në fushën me bari sintetik”, deklaroi Robelli.

Gjilani – Arbëria, do të zhvillohet të shtunën nga ora 13:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera