Sport

Kjo është transgjinorja e parë që do të luaj futboll

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 08 December 2020

Mara Gomez është transgjinorja e parë në botë që do të ketë të drejt të luaj futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Gomez luan për skuadrën e Lanus, që garon në Argjentinë, dhe tashmë ka marrë të frejten nga federata e futbollit argjentinas që të luaj zyrtarisht.

Ajo madje ka bërë paraqitjen e saj të parë në ndeshjen që skuadra e saj zhvilloj kundër Villa San Carlosit dhe u mposht me rezultat 7-1.

-Advertisement-

Në një intervistë për ESPN, ajo është shprehur tejet e lumtur për mundësinë, duke treguar se kjo ishte ëndrra e saj më e madhe.

“Kur unë fillova, futbolli ishte një terapi për mua dhe unë e shihja si ëndërr të realizueshme që të luaja futboll në ligën kryesore” është shprehur Gomez.

Mara tashmë është pjesë e skuadrës së Lansuit dhe do të mbaj numrin dhjetë në fanellë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera