Auto&Tech

Kjo është risa e fundit që sjell Facebook

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 18 June 2019

Sot, Facebook po bashkohet me 27 organizata tjera rreth botës për ta filluar Asociacionin jo-fitimprurës Libra dhe ta krijojë një valutë të re, që do të quhet Libra.

Misioni i Libras, sipas tij është që të “krijojë një infrastrukturë të thjeshtë financiare në botë që do t’i fuqizonte miliarda njerëz rreth botës”.

Sipas Zuckerberg, përdorimi i parave të telefonit do të ketë ndikim pozitiv në jetën e njerëzve.

-Advertisement-

“Të qenurit i gatshëm që të përdorni para në telefon mund të ketë një ndikim të rëndësishëm e pozitiv në jetën e njerëzve sepse ju nuk do të keni nevojë që të mbani para me vete, që do të ishte e pasigurtë ose do të paguani para ekstra për transferime” shkroi Zuckerberg, duke shtuar se “kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata të cilët nuk kanë qasje në bankat tradicionale ose shërbimet financiare”.

Sipas tij, privatësia dhe siguria do të ndërtohen në çdo hap. Ai madje tha se “Calibra do të ketë një skuadër të ekspertëve të cilët do t’i ndalonin që njerëzit ta përdorin Calibran për qëllime mashtrimi”.

Zuckerberg gjithashtu njoftoi se çdo informacion që ju e vendosni në aplikacionin Calibra do të jetë i ndarë nga Facebook. Ai tha se Calibra, do të ju lejojë që të dërgoni ‘Libra’ tek secili që ka një telefon të mençur.

Ai gjithashtu tha se përmes kësaj platforme, do të mund të bëhen rezervime, pagesa online, blerje online e shumë mundësi tjera.

Gjithashtu tha se ka “edhe shumë gjëra për t’i bërë përpara se Libra të lansohet zyrtarisht” duke shtuar se e di që “është një përgjegjësi e madhe”.

Në fund, Zuckerberg tha se ky “është fillimi i një udhëtimi emocionues dhe mezi pres që të ju tregoj më shumë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera