Sport

Kjo është renditja në garën për Këpucën e Artë

Autori: Gazeta inFokus 00:03 | 18 March 2018
Jemi mësuar që Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi të dominojnë në të gjitha segmentet futbollin, përfshirë edhe në garën për Këpucën e Artë.

Por, për dallim prej sezoneve të kaluara, tani gara për Këpucën e Artë po bëhet mes lojtarëve të tjerë.

Është Mohamed Salah pretendenti kryesor për të fituar këtë çmim, sidomos pas katër golave të shënuar në fitoren 5:0 të Liverpoolit ndaj Watfordit në stadiumin ‘Anfield Road’.

Me 26 gola dhe 56, egjiptiani kryeson në renditjen për Këpucën e Artë.

-Advertisement-

Pas tij vjen Edinson Cavani, me 24 gola dhe 48 pikë, ndërsa pas tij me pikë të njëjta vazhdojnë Ciro Immobile, Lionel Messi dhe Harry Kane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera