Lajme

Kjo është ora e takimit të Stoltenberg me Kurtin e Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 17 August 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të zhvillojë sot takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi me Vuçiqin do të nisë nga ora 15:30, derisa me Kurtin nga ora 17:00. Pas çdo takimi është paralajmëruar konferencë për media.

“Sekretari i përgjithshëm dhe z. Kurti do të mbajnë konferencë të përbashkët në selinë e NATO-s pas takimit të tyre”, është paralajmëruar në faqen zyrtare të aleancës.

-Advertisement-

Ky takim vjen pas tensioneve të fundit në veri të vendit Rreth këtyre tensioneve kishte reaguar edhe vetë Stoltenbergu, i cili kishte kërkuar që problemet të zgjidhen përmes dialogut dhe po ashtu kishte deklaruar se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti.

Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel, nesër më 18 gusht.

Ky takim vjen pas më shumë se një viti nga takimi i tyre i fundit, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Takimi i nivelit të lartë mbi dialogun Prishtinë-Beograd do të mbahet në Bruksel ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera